×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicasi kanos punëtorët e KEDS-it, thotë se i vodhën sende në shtëpinë e tij

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 10:52

    Në fshatin Lisicë të Mitovicës është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kaonsur punëtorët e KEDS-it.


    Ngjarja ka ndodhur në prezencë të policisë, derisa i dyshuari i ka akuzuar punëtorët e KED se i kanë vjedhur gjësende në shtëpinë e tij, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në prezencën e policisë i ka kanosur punëtorët e KEDS-it. I dyshuari me datë 14.01.2021 ka paraqitur rastin se punëtorët e KEDS-it i kanë vjedhur gjësende në shtëpinë e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thekson raporti i policisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!