Një person po dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Lagjen Tanki Zabel në Novobërdë.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, thuhet se nipi ka raportuar në polici se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes ka dal policia me ekipin mjekësor ku edhe kanë konstuar vdekjen e viktimës, derisa prokurori lidhur me këtë rast ka rekomanduar të hetimet të vazhdojnë.
“Lagjja Tanki Zabel, Novobërdë 15.01.2021 – 20:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në raportin e policisë.