Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Tribunalin për krime ndaj shqiptarëve nuk mund ta themelojë Kosova, atë mund ta bëjnë sipas tij Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, njofton Klan Kosova.
“Këso iniciativa është dashur të merren më herët si nga PDK ashtu edhe nga Kadri Veseli. Më shumë më duket sikur iniciativë politike në mënyrë që të bëhet një mbulesë gjatë kësaj periudhe kur asgjë nuk po funksionon në Kosovë”, kështu ka thënë Mustafa në një konferencë për media.
Pavarësisht kësaj ai ka thënë se nëse vërtetë do të ndodh diçka e tillë, LDK do ta përkrahë.
“Ne e përkrahim çdo iniciativë që i çet kriminelët në tavolinë e përgjegjësisë për krimet që i kana bërë, për këto krime duhet të përgjigjen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.