Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar kryeheroin e kombit shqiptarë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në 553 vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se çdo përvjetor kujtimi për të, është një rast reflektimi rreth ndjenjave kombëtare.
‘Në 553-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kujtojmë Kryeheroin që bashkoi shqiptarët. Çdo përvjetor kujtimi për të, është një rast reflektimi rreth ndjenjave kombëtare. Skënderbeu dhe veprat e tij paraqesin përveç etjen për liri, edhe ndjenjën e bashkimit, shpërndarjen e meritave të asaj që arrihet. Këtë e vërteton më së miri thënia lapidare kur kishte arritur në trojet arbërore: Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj’, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej Haradinaj ka thënë se sa herë e kujtojmë Skënderbeun, e gjejmë shëmbëlltyrën e tij te secili martir, hero e dëshmor.
‘Sa herë kujtojmë Skënderbeun, e gjejmë shëmbëlltyrën e tij te secili martir, hero e dëshmor, në çdo etapë të historisë sonë të lavdishme. E gjejmë te secili luftëtar i lirisë, te zemra e çdo shqiptari. Lavdi e përjetshme, ka thënë Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.