Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në orën 15:00, do ta prezantojë programin e saj zgjedhor, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë.
Së fundi, AAK-së, i janë bashkuar shumë figura publike, në garë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka theksuar se brenda listës së Alencës, janë shumë ekspertë të fushave e profesionistë të mirë, të cilët do ta përfaqësojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kujtojmë, që dje gjatë ditës, edhe PDK, prezantoi programin e saj, ku premtoi rritje të pagave mbi 30 përqind për sektorin privat dhe publik, si dhe për pensionet e qytetarëve të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.