×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje masive në Gjakovë, përfshihet edhe një femër

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 11:16

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje pesë të dyshuar pas një përleshje mes tyre.


    Sipas policisë në përleshje janë përfshirë katër meshkuj dhe një femër.

    “Rr. Ali Hoxha , Gjakovë 17.01.2021 – 22:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!