Administrata e Joe Biden nuk do të heqë kufizimet ekzistuese të COVID-19 për udhëtarët nga jashtë.
Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, thotë se SHBA do të vijojë të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilin, pavarësisht një urdhri të presidentit Donald Trump për t’i hequr ato
Ditën e hënë Shtëpia e Bardhë vendosi që ndalimi i hyrjes do të përfundonte më 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën.
Por zëdhënësi i Biden, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.
“Me përkeqësimin e pandemisë dhe shfaqjen e varianteve më ngjitëse në botë, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata Biden nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime deri më 26 Janar. Në fakt, ne kemi ndërmend të forcojmë masat e shëndetit publik në udhëtimet ndërkombëtare për të zbutur më tej përhapjen e Covid-19”- tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.