×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja zgjidhet studentja më e mirë në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:57

    Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha, kështu duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre, shkruan albinfo.ch.


    Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha, e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë.

    Ajo është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Ajo rrjedh nga një familje nga Kaçaniku i Kosovës dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentët më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë.

    Po ashtu, duhet theksuar se nga sukseset e saj, Liridona do të vazhdojë hulumtimet në Universitetin e Harvardit në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!