×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca dhuron pajisje mjekësore për Kosovën

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:59

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion nga ambasada e Francës, të cilin e dorëzoi ambasadorja Marie-Christine Butel.


    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ky donacion përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me COVID-19.

    Postimi i plotë:

    Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.

    Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19.

    Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel.

    Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!