×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD vendos fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 13:16

    Ka filluar aksioni i Partisë Socialdemokrate para objektit të Katedrales në kryeqytet.


    Pjesëtarë të kësaj partie, përfshirë edhe kreun e saj, Dardan Molliqaj, janë parë me një parullë me fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet ‘shporta e riciklimit’, e të cilat i vendosën në disa kontejnerë shkruan Reporteri.net.

    Aktivistë të PSD-së kanë vendosur portretin e kryetarit të LVV-së në kontejner pranë rrugës “Xhorxh Bush”.

    Por në vendin ku po zhvillohet aksioni janë parë edhe forca të shumta të Policisë, të cilët kanë rrethuar objektin e Katedrales.

    Ky aktivitet vjen fiks një javë pas arrestimit të 15 aktivistëve të këtij subjekti politik në krye me Dardan Molliqajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!