×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadriaj e AAK-së i reagon Memli Krasniqit: E çuditshme PDK e 2021 të flas për UÇK-në

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 17:32

    Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka reaguar ndaj deklaratave të Memli Krasniqit të së PDK-së, i cili tha se kjo parti është e vetmja trashëgimtare e UÇK-së.


    “E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së.”, shkroi Kadrijaj

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK është partia e vetme trashëgimtare e UÇK-së.

    “Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë ai.

    “Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit. Kam qenë gazetar i ri i AP-së. Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja. Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja. Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK-së është PDK-ja. As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK-së”, shtoi ai.

    Këto deklarata Krasniqi i bërë kur u pyet se pse nuk u arrit një kolicion parazgjedhor me Nismën, duke thënë se kanë disa dallime.

    “Kemi dallime me Nismën edhe në aspektin ideologjik sepse ata janë parti e majt ndërsa ne jemi parti e qendrës së djathët”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!