Policia e Kosovës e ka identifikuar personin i cili ka rrezikuar një numër të madh të pjesëmarrësve në trafik, pasi që me makinën e tij të tipit Golf 2 ka hyrë në kahun e kundërt të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.
Përgjatë gjithë kësaj rruge ai godet lehtë edhe një makinë e cila mezi shmanget.
Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Referuar aksidentit të ndodhur në rrugën nacionale Prishtine – Ferizaj në fshatinë Llapllasell, me c’rast vozitësi ‘ veturës Golf –II – kishte vozitur në anën e kundërt dhe kishte shkaktuar aksident trafiku, njësia rajonale e trafikut ka identifikuar vozitësin e veturës dhe rastin e ka trajtuar konform dispozitave të kodit rrugor”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.