Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala thotë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti e Albulena Haxhiu mund të mbeten jashtë këtyre zgjedhjeve.
Shala thotë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj Bujupi nuk janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme as në legjislaturën e shtatë.
“Do të mund të keqkuptohej, por sipas këtij aktgjykimi dhe ata emrat (Albin Kurti, Albulena Hxhiu, Donika Kada-Bujupi) nuk janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme as në legjistraturën e shtatë. Pra nëse jemi brenda atyre afateve, kam frikë që ky aktgjykim mund të lërë jashtë rastet e tilla”, thotë Shala në Rubikon.
Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jeti kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.