×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Policia nderoi uniformën! Ndëshkim për dhunuesit e policëve dhe zjarrvënësit e institucioneve

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 23:33

    Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter në kohën që protesta e opozitës u zhvendos përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


    Ai përmes këtij postimi ka shprehur respekz për Policinë e Shtetit që me proesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit.

    Si dhe ju ka urar shërim të shpejt policëve të lënduarë ndërsa ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve.

    “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetin social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!