U.d e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.
Kreu i VV-së tha se sot kujtojnë presidentin e parë të Republikës.
“Erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta të dr. Ibrahim Rugova, të presidentit të parë të Republikës së parë nga viti 1992 dhe presidentit të parë pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti.
Kujtojmë se sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.