Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai tha se Kosova është mirënjohëse për kontributin për lirinë dhe pavarësinë të presidentit Rugova dhe se kujtimi për të është i përjetshëm.
“Nderojmë vendin ku pushon trupi i tij, Kosova i është mirënjohëse për kontriubtin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jetë i përjetshëm kujtimi për të dhe respekti”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Homazhe të varri i ish-presidentit do të bëjnë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Kryesia e LDK-së. /Reporteri.net/.