Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës në Bagdad ku u vranë 32 persona e më shumë se 100 u plagosën.
Cak i sulmit kanë qenë myslimanët Shia, thuhet në një deklaratë nga militantët e Shtetit Islamik, shkruan BBC.
Sulmi kishte ndodhur kur dy persona kishin hedhur vetën në ajër në një treg të frekuentuar nga shumë njerëz në kryeqytetin irakian.
ISIS-i më parë kontrollonte 88 mijë kilometra katrorë të territorit, nga Iraku lindor e deri te Siria perëndimore.
Bombat vetëvrasëse janë rralluar në Bagdad që kur ISIS-i u mund ushtarakisht në rajon në fund të vitit 2017.