Mbrëmë një person 75 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga një veturë në qendër të Pejës. Mësohet se viktima është Kahreman Shoshi nga Peja. Viktima është identifikuar nga familjarët e tij.
Policia e konfirmuar që rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, ku pas goditjës nga vetura viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të aksidentuarit.
“Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.
“Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor”
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë,Shkodran Nikiçi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në pjesën e qytetit te Çarshia e Gjatë, kur vetura në lëvizje e ka goditur këmbësorin.
”Fatkeqësisht viktima ka vdekur, rasti ka ndodhur në qendër të Pejës rreth orës 21:00, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndalur për 48 orë”, ka thënë Nikiçi për Reporterin. /Reporteri.net/