Demokratët në ShBA nuk i dëgjuan thirrjet e republikanëve dhe vendosën të vazhdojnë me shpejtësi procesin e gjykimit ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Akuzat do t’i dërgohen Senatit më 25 janar dhe një ditë më pas do të fillojë procesi. Nëse akuzat konfirmohen, Trump do ta ketë të pamundur të kandidojë sërish për presidentet.
Republikanët dështuan ta shtyjnë për në muajin shkurt procesin në Senat ndaj ish-presidenti Donlad Trump. Tani gjyqi ndaj ish-kreut amerikan pritet të fillojë javën e ardhshme më 25 janar.
Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha të premten se Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzat të hënën, duke hedhur poshtë thirrje e republikanëve që kërkuan kohë për t’u përgatitur.
Zoti Trump fluturoi drejt Floridës të mërkurën, ditën kur u inaugurua pasardhësi i tij Joe Biden.
Dhoma e Përfaqësuesve e akuzoi Trumpin për nxitje të kryengritjes në Kongres, duke i hapur rrugë procesit të gjykimit në Senat. Nëse akuzat konfirmohen, Trump do ta ketë të pamundur të kandidojë sërish për presidentet.
Nëse demokratët, të cilët tani kontrollojnë edhe Senatin, nuk ndryshojnë rregullat, do të thotë se gjyqi ndaj Trumpit do të fillojë të martën.
“Senati do të zhvillojë një gjyq ndaj Donald Trumpit. Do të jetë një gjyq i drejtë,” tha udhëheqësi i shumicës së Senatit, Chuck Schumer.
Në qendër të procesit janë veprimet e Trumpit para kryengritjes së 6 janarit. Presidenti i atëhershëm u tha protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë ta ngrenë zërin e tyre “paqësisht dhe në mënyrë patriotike”, para se turma t’i drejtohej selisë së Kongresit. Trump gjithashtu iu bëri thirrje të “luftojnë me çdo mjet”.
Zoti Trump hyri në histori si i pari presidentet që akuzohet dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve.