×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku për Specialen: Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb, e jo lufta jonë çlirimtare

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 8:18

    Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga Gjykata Speciale.


    Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se qëndrimi i OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.

    “Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!