×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u jep detaje për zjarrin në termocentralin Kosova A

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 13:45

    Gjatë ditës së sotme brenda zonës së Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK , ka shpërthyer një zjarr.


    Këtë e ka konfirmuar Shkelzen Daka, nga Zyra e Informimit në KEK, i cili bëri të ditur se zjarri ka ndidhur brenda zonës së KEK-ut por nuk është shkaktuar asnjë dëm nga pasi ky zjarr është larg zonës së punës.

    “ Po, është e vërtetë që ka ndodh ky zjarr brenda zonës së KEK. Por nuk është afër zonës së punës dhe afër termocentralit Kosova A”.

    Sipas Dakës zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrëfikësve të KEK-ut, sipas tij aty janë djegur disa mbeturina.

    “Zjarri është lokalizuar menjëherë nga ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut, dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Si duke aty janë djegur disa mbeturina”, tha Daka. /kk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!