Klubi londinez, Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për lojtarin norvegjez, Martin Odegaard.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Odegaard do të shkojë në “Emirates” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, kurse paga do t’i paguhet nga Arsenali.
Arteta ka qenë ai që e ka bindur lojtarin të shkojë atje. Testet mjekësore do të bëhen së shpejti e pastaj edhe prezantimi zyrtar.