×
  • Sport
  • Sport

    Një gol për 3 rekorde, Lewandovski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 17:58

    Robert Lewandovski shënon disa arritje të tjera statistikore në karrierën e tij.


    “Bomberi” polak i Bajern Mynihut shënoi sot kundër Shalke 04 golin e 500-të në karrierë duke u bërë i katërti futbollist në aktivitet që arrin një shifër të tillë.

    Yjet e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic.

    32-vjeçari vendosi dhe dy rekorde të tjerë në Bundesligë. Ai bëhet futbollisti i parë që shënon në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe të kampionatit gjerman si dhe në 11 përballje radhazi me Shalken, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!