×
  • Sport
  • Sport

    McKennie shpjegon festimin e pazakontë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 18:52

    Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, shënoi golin e katërt sezonal për kampionin italian në ndeshjen e të dielës ndaj Bolognas.


    Futbollisti amerikan realizoi me kokë në zonë pas një harkimi të Juan Cuadrados nga këndi.

    Shumëkush në rrjetet sociale kishte pyetur për kuptimin e mënyrës së tij të festimit pas realizimit të golit dhe ai e ka shpjeguar.

    “Unë jam një fans i madh i Harry Potterit, kam një tatuazh në dorën time, prandaj ishte një formulë magjike”, ka deklaruar 22-vjeçari për DAZN.

    McKennie i është bashkuar Juventusit në formë huazimi nga Schalke me opsionin e blerjes në fund të sezonit, kur pritet që Zonja e Vjetër të paguajë 18 milionë euro për nënshkrimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!