Golden Eagle Ylli ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ylli të dielën mbrëma shënoi fitore të vështirë në Mitrovicë ndaj Trepçës. Ndeshja e xhiros së 17-të ishte e hapur deri në fund, por suharekasit fituan me shifrat 78:72.
Për Golden Eagle Yllin është fitorja e tretë rresht. Trepça ka humbur pas dy fitoreve.
Mithchel Wilbekin ka udhëhequr Yllin me 24 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Por ai kishte shumë gjuajtje të humbura. Gëzim Morina ndeshjen e mbylli me 12 pikë e tetë kërcime.
Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 12 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime dhe Ivan Koljeviq me 17 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.
Ylli tani i ka 28 pikë, aq sa edhe Peja dhe një më pak se Ponte Prizreni e Rahoveci. Trepça është e shtata me 21 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.