×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis rrugëtimi për paqe në botë i ushtarëve të Kosovës

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 20:20

    Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Iowa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e grupit të parë 734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOWA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare.


    Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK.

    Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.

    Edhe Senatorja Amerikane Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Iowa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Ioëa-s dhe FSK-së.

    I pranishëm në ceremoni ishte edhe Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa-s.

    “Republika e Kosovës, shprehë gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!