Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një përleshje ndërmjet katër personave, ku dy nga të dyshimtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, njëri nga ata ka pësuar lëndime të lehta nga mjeti i prehtë-thika”
Rasti është nën hetime nga stacioni policor në Prizren. /Reporteri.net/.