×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bora mbulon Dibrën, akulli dhe rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:36

    Prej pasdites të së hënës i gjithë qarku Dibër është përfshirë nga moti i keq. Në zonat nën 400 metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje shirash ndërsa mbi 400 metra reshje dëbore. Probleme janë shkaktuar në rrugë në lëvizjen e banorëve.


    Aksi Qafë Bualli – Krasët prej orësh të tëra u bllokua për shkak të rënies së një masivi shkëmbor, si rrjedhojë u paralizua i gjithë qarkullimi i automjeteve që udhëtonin në drejtim të Burrelit apo Bulqizës.

    Kemi që në orën 7 që rrimë presim këtu për të kaluar pasagjerët, por u bllokua rruga që u shemb. Askush nuk është interesuar për të ardhur. Nuk kalohet më këmbë jo më me makinë.

    Rruga u bë e kalueshme vetëm pas ndërhyrjes së autoriteteve.

    Ndërkohë probleme nga rrëshqitja e dherave u shkaktuan dhe në segmentin nacional Peshkopi – Kukës, i cili gjithashtu për disa orë mbeti i bllokuar.

    Vështirësi në qarkullimin e makinave pati dhe në qarkun e Elbasanit si dhe zonat malore të Korçës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!