×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset një veturë në Brezovicë, dy persona të lënduar

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 17:08

    Një veturë është rrokullisur në Brezovicë me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

    “Po para 20 minutash (rreth orës 16:40) ka ndodhur një vetaksident ku një veturë e tipit xhip është rrokullisur duke rënë 200 metra më poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar për shërim në spital në Shtërpcë”, ka deklaruar Gashi për Reporteri.

    Në vendin e ngjarjes rastësisht ka qëlluar zv.kryeministri Enver Hoxhaj i cili ka ndihmuar dy personat e lënduar në Bjeshkën e Brezovicës.

    Zv.kryeministri Hoxhaj ndihmon nga tragjedia dy të lënduarit në bjeshkët e Brezovicës

    Kujtojmë se dje një aksident me fatalitet ndodhi në Pejë ku mbeti i vdekur një këmbësorë.

    Aksident në Pejë, Vdes një person

    Ndërsa një person mbeti i lënduar po dje në Prishtinë pasi i njejti duke vozitur motorrin u godit nga një veturë.

    Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

    /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!