Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj sot nuk ka pasur një ditë të zakonshme vikendi. Atij i është dashur të bëjë një punë tjetër, të ndihmoj dy të lënduar rëndë në bjeshkët e Brezovicës.
Express ka siguruar një foto ku shihet Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke transportuar njërin prej tyre të lënduar më rëndë.
Siç mësohet, të aksidentuarit ishin rrokullisur dhjetëra metra me makinën e tyre xhip dhe pasi krejt ishin lajmëruar nga një shok i tyre, Hoxhaj i cili po ngjitej në bjeshkë me miqtë e tij, ishte nisur për tu dal në ndihmë.
Pasi u është ofruar ndihma e parë, ata janë transportuar për 40 minuta ku po priste makina e ndihmës së shpejt dhe policia e Kosovës.
Hoxhaj nuk është përgjigjur në thirrjet e telefonit ndërsa policia e ka konfirmuar rastin e aksidentit. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.