Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, ka thënë ajo.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina(emër i njohur për redaksinë).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.