Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi. Ai dyshohet se është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast”, thonë Policia duke mos treguar emrin e viktimës.
Por, burime të sigurta i kanë konfirmuar Reporterit se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari Skender Krasniqi, babai i viktimës.
Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.