Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradinaj përkujtoi sot heronjtë e Zonës Operative të Dukagjinit, të brigadës 131, 132 dhe 133 që kanë qenë bashkëluftëtarë të tij në këtë zonë.
Haradinaj theksoi se fundi i Janarit të acartë të vitit 1999, ishin disa prej ditëve më tragjike të Luftës Çlirimtare, ai tha se shumë burra që njohu në vijat e frontit, u përjetësuan gjatë tentimit që të sjellin armët e lirisë.
“Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rugovën e Hasit.”, shkroi ai.
Haradinaj tha se do t’i kujtojë me dhembje e krenari emrat e atyre që u flijuan për lirinë e vendit, duke mos harruar edhe ata të cilët u flijuan në tentim për të strehuar luftëtarët e plagosur.
“Ata frymëzuan luftën tonë për liri deri në fitore. Lavdi e përjetshme!”, shkroi kreu i AAK-së në Facebook.
Kujtojmë se, më 27, 28 dhe 29 janar 1999 kanë rënë dëshmorë një pjesë e djemëve të Brigadave të Zonës Operative të Dukagjinit, të brigadës 131, 132 dhe 133 që kanë qenë bashkëluftëtarë të komandanit zonës Ramush Haradinja si dhe disa bashkëluftëtar të shtabit të përgjitshëm, të cilët kanë tentuar të marrin armë në Shqipëri, kohë e cila ka qenë shumë e rëndëshishme për Ushtërinë Çlirimtare Kosovës (UÇK), që të furnizohet me armatim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.