Mesut Ozil është prezantuar sot si lojtar i ri i Fenerbahces, duke e zgjedhur një numër të pazakontë në fanellë për një futbollist si ai, 67.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë dhe fituesi i Kupës së Botës nënshkroi marrëveshje trivjeçare e gjysmë me Fenerbahcen të dielën, pasi e shkëputi marrëveshjen me Arsenalin gjashtë muaj më herët.
Ozil zgjodhi numrin 67 në fanellë për nder të vendlindjes së prindërve të tij, provincës Zonguldak në Turqinë veriore.
Gjashtëdhjetë e shtatë është numri i tabelave të regjistrimit të automjeteve në këtë provincë.
Duke folur si lojtar i ri i Fenerbahces të mërkurën, Ozil tha: “Nuk e di çfarë të them, në fakt. Jam i lumtur. Ka qenë ëndërr për Fenerbahcen dhe ka qenë ëndërr edhe për mua. Shpresoj se do të jem i dobishëm për ekipin në fushë. Unë besoj në Fenerbahcen”.