Jose Mourinho ka thënë se ai trajtohet më keq sesa menaxherët e tjerë të Ligës Premier kur bëhet fjalë për t’u disiplinuar për sjelljen në kontakt.
Menaxheri i Tottenhamit po fliste përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpoolit, një ‘revansh’ i lojës së muajit të kaluar që panë Reds të dalë me një fitore 2-1.
Pas asaj ndeshje, Mourinho ‘goditi’ homologun e tij Jurgen Klopp, duke thënë se ai do të përjashtohej nëse ai do të sillej në të njëjtën mënyrë siç bëri menaxheri i Liverpoolit.
Mourinho vazhdoi të sugjeronte se kishte një standard të dyfishtë në lojë përpara ndeshjes së sotme, duke këmbëngulur se menaxherët e tjerë trajtohen më mirë se ai.
“Ajo që mund të them është kur nuk u solla mirë e pagova çmimin”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencë për shtyp.
“Dhe unë e pagova çmimin në dy mënyra: njëra ishte të shihja ndeshje në TV në dhomën e zhveshjes dhe një çmim tjetër ishte gjoba dhe unë mendoj se, për disa nga menaxherët e tjerë, nuk ndodh njësoj. Nuk ndodh njësoj me ta”.
“Por, nëse gjyqtari dhe zyrtari i katërt janë aty për të bërë atë punë, unë vetëm shpresoj që ata ta bëjnë atë punë dhe të veprojnë ashtu siç duhet të veprojnë”, përfundoi ‘Special One’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.