Profesori Blerim Latifi është përplasur mbrëmë në emisionin “Pressing” në T7, me analistin Rrong Gjinovci.
E gjitha nisi pasi profesori Latifi tha se “unë e kam mbajtur mitrolezin në shpinë, mos më trego për UÇK-në ti. Ti je i vogël mem kallxu për UÇK-në, dy muaj kam luftu në Koshare, mitrolezin në shpinë, mos më kallxo për luftë ti”, i tha Latifi analistit Gjiovci, shkruan Reporteri.net.
Gjinovci ia kthej duke i thënë “çka po don tash, a me të bo milioner a. Ju që keni luftu mendoni tash me ju bo milionera. Çka ka lidhje që e ki majt mitrolezin?”.
Latifi tha se atë ditë që ka përfundu lufta e kam dorëzuar pushkën, edhe kurrë më se kam përdor, as me përfitu kurgjë, as me gju në dasma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.