×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Kosova luan miqësore me këtë Kombëtare para ndeshjeve me Suedinë dhe Spanjën

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 10:40

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.


    Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!