×
  • Lajme
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë kërkon një hetim ndërkombëtar për origjinën e Covid-19

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 15:45

    SHBA-ja do të mbështesë një hetim ndërkombëtar ndaj Covid-19.


    Hetimi i OBSH-së në Kinë për origjinën e pandemisë së koronavirusit duhet të jetë i thellë dhe i qartë, konfirmoi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

    “Është e domosdoshme që të arrijmë në fund të gjërave përsa i përket shfaqjes së pandemisë në Kinë”, theksoi ajo në prag të fillimit të hetimit në terren nga ekspertët e OBSH-së.

    “SHBA-ja do të mbështesë një hetim ndërkombëtar që sipas nesh duhet të jetë i thellë dhe i qartë”, shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!