×
  • Sport
  • Sport

    Ambasadori gjerman viziton FFK-në

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 16:17

    Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde me bashkëpunëtorë, e ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.


    Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë për vazhdimin e  përkrahjes së FFK-së, derisa u shpreh i lumtur për sukseset e saj.

    Gjatë këtij takimi ambasadori Rohde u njoftua për mundësinë e vazhdimit  të memorandumit të mirëkuptimit,  të cilin e kanë nënshkruar federatat e të dyja vendeve.

    Po ashtu, diplomati gjerman solli si donacion edhe disa pajisje sportive për FFK-në.

    Në anën tjetër presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Rohde për gatishmërinë dhe përkrahjen që shteti gjerman në përgjithësi i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, derisa shprehu bindjen se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë projektet e përbashkëta me DFB-në.

    Në fund të takimit presidenti Ademi nderoi ambasadorin gjerman me një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe me një dhuratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!