×
  • Lajme
  • Lajme

    Meteorologu Sylë Tahirsylaj flet për mundësinë e vërshimeve

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 20:21

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se që nga data 14 maj, do të ketë të reshura prej 30-50 mm.


    Sipas parashikimeve të institutit zonat më të prekura nga vërshimet mund të jenë rrethinat e qytetit të Pejës, Junikut, Deçanit, Prizrenit, Dragashit si dhe zonat malore.

    Megjithatë zyrtarë të Institutit dhe meteorologu Sylë TahirSylaj thonë se kjo gjendje nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk ka vend për panik.

    “Deri ditën e enjte do ketë reshje shiu, por jo aq intensive të pandërprera, por të kohëpaskohshme dhe do të rriten nivelet e lumenjve”, thotë Tahirsylaj për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se vërshime mund të ketë në ato vende ku janë të dëmtuara bankinat çka mund të dal nga shtrati ndonjë lum për shkak edhe të papastërtive.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!