×
  • Lajme
  • Botë

    Ditën polic, natën hajdut: Arrestohet polici i dyshuar për disa vjedhje

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 17:26

    Policia gjermane ka vendosur në pranga një tjetër polic, i cili dyshohet për disa vjedhje.


    Polici i arrestuar, i identifikuar si një 30-vjeçar, dyshohet se ka kryer disa krime në provincën e Bavarisë, së bashku me një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.

    Ish-polici, dyshohet se ka vjedhur me forcë një telefon celular më 14 janar, e më pas e ka ofruar atë për shitje në internet.

    Po atë mbrëmje, ata grabitën një makinë nga një person në Swifurt.

    Ditën pasuese, 30-vjeçari dhe miku i tij depërtuan në dritaren e një dyqani argjendarësh në Bamberg dhe grabitën bizhuteri me vlerë më shumë se 100 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!