×
  • Sport
  • Sport

    Një rrëfim me gëzim për fëmijën dhe me vuajtje për familjen: Babai djaloshit afgan akuzon Messin – “Nuk veproi si CR7”

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 10:19

    Murtaza Ahmadi u bë i famshëm vite më parë pasi ishte shfaqur me një ‘fanellë’ të Messit e cila ishte e bërë nga një qese e plastikës


    Pas publikimit të kësaj fotografie në rrjetet sociale, Murtaza Ahmedi u bë shumë i famshëm, shkruan Reporteri.net

    Por, jeta e djaloshit afgan dhe familjes së tij, nuk ka qenë e njëjtë që nga koha kur ai u bë i famshëm.

    Murtaza arriti që të takohej me Messin dhe madje ai ishte shoqërues i argjentinasit në një ndeshje miqësore që Barcelona e zhvilloi në Katar.

    Murtaza më pas arriti që të kishte një fanellë të nënshkruar nga Messi, por asgjë më shumë, përderisa erdhi momenti kur jeta e familjes së tij ndryshoi për të keq.

    Në vendlindjen e djaloshit të gjithë mendonin se Messi i kishte dhënë para të majme Murtazait dhe familjes së tij, gjë e cila nuk ka ndodhur në realitet, transmeton Reporteri.net

    Murtaza shpesh herë ishte i rrezikuar pasi grupe të ndryshme kishin bërë plane për ta grabitur atë. Babai i tij ka treguar se gjatë natës në shtëpinë e tij kishte prani te personave të panjohur.

    Fansi afgan i Messit u detyrua për më shumë se një vit të qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij.

    Në një rrëfim të gjatë Murtazai ka thënë se Messin e do më shumë se sa nënën e tij, derisa e ka pranuar se ka pasur mesazhe fyese në vendin e tij kur ishte shfaqur me fanellën e improvizuar me qese të plastikës.

    Ndërkaq, babai i djaloshit afgan ka bërë një akuzë për Messin, duke thënë se ai nuk bëri asgjë për djalin e tij përveçse i dha një fanellë dhe e mori në një ndeshje të Barcelonës.

    Babai i Murtazait, Arifi në intervistë ka deklaruar se ka pritur që Messi të paktën të vepronte si Cristiano Ronaldo, i cili një fansit të tij sirian ia kishte mundësuar azilin në Spanjë.

    “Ne menduam se kur do të shkojmë ta takojmë Messin në Katar ai do të vepronte si Ronaldo. Ne shkuam në Katar me shpresën që Messi do të bënte ndonjë gjë, jo për mua, por për Murtazain pasi ai është fans i madh i tij, por fatkqesisht ai nuk bëri asgjë për të.

    “Messi nuk ka bërë asgjë në krahasim me Ronaldon. Ai do të duhej të kishte bërë diçka për Murtazain,” ka thënë babai i fansit të famshëm të Messit.

    Ndryshe, djaloshi afgan pas më shumë se një viti duke qëndruar në shtëpinë e xhaxhait të tij, tani është rikthyer në shtëpinë ku jeton me familjen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!