Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënime të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Haradinaj ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e Vuçiq në llogari të Kosovës, nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.
“Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Tutje, ai është shprehur se Kosova ka një forcë mbrojtëse moderne cila po merr pjesë në misione paqëruajtëse, me synim anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.
“Uroj që edhe Serbia sa më parë t’i bashkohet aleancës perëndimore, duke llogaritur paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e saj”, ka thënë ai.
“Neve jemi më shumë se të vendosur në rrugën tonë drejt perëndimit. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa”, ka përfunduar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.