Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
28-vjeçarit Romarjo Alliraj mësohet t’i jetë zënë pritë teksa lëvizte në rrugë, në afërsi të urës së Mifolit, nga autor apo autorë ende të panjohur.
Nga të shtënat me armë zjarri, ai ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që si pasojë e përpjekjeve për t’i shpëtuar breshërisë së armës, 28-vjeçari ka devijuar automjetin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në një kanal.
Plumbat e qëlluar në drejtim të Romarjo Allirajt kanë lënë shenja të dukshme në automjetin e tij, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për të mësuar detaje mbi këtë pritë dhe mbi autorin apo autorët e dyshuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.