Në Poloni ka nisur të zbatohet masa e ndalimit, pothuajse e plotë e abortit, ka njoftuar qeveria e këtij shteti.
Ky vendim i gjykatës, që mundëson këtë ndalesë nxiti protesta të mëdha në tetor të vitit të kaluar.
Aborti tani lejohet vetëm në rastet e dhunimit, incestit apo kur shtatzënia kërcënon jetën e nënës.
Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalesë të ashpër, prandaj shumë prej tyre kanë protestuar sërish në rrugë të mërkurën.
Aktivistët kanë bërë thirrje për protesta masive të premten në Varshavë.
Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese gjeti se një ligj i vitit 1993, që lejon abortin në rastet kur fetusi është i dëmtuar dhe ka anomali, ka qenë jokushtetues.
Më 2019, 98 përqind e aborteve janë kryer mbi këto arsye.
Ndonëse vendimi ka provokuar zemërim nga mbështetësit e të drejtës për abort, Qeveria konservatore e Polonisë, e cila ka lidhje të ngushta me Kishën Katolike, ka mbështetur rregullin e ri.
Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se “fëmija i palindur është qenie njerëzore”, andaj meriton mbrojtje sipas kushtetutës polake, e cila siguron të drejtën për jetesë./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.