×
  • Lajme
  • Botë

    Kaplohet nga zjarri një spital i COVID-19 në Rumani, katër të vdekur

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 8:30

    Zjarri që ka kapluar një spital ku po shërohen të prekurit nga COVID-19 në Bukuresht të Rumanisë, ka lënë të vdekur katër persona.


    Ngjarja tragjike ka ndodhur në mëngjesin e së premtes, ndërkohë që 102 pacientë janë evakuuar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj qendre spitalore, raporton Reuters.

    Zjarri i cili tashmë është shuar kishte nisur në një prej ndërtesave të spitalit Matei Bals, në kryeqytetin e Rumanisë.

    Shkaqet që quan deri te zjarri janë duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!