×
  • Sport
  • Sport

    Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 8:34

    Mauricio Pochettino ka thënë se pret që Kylian Mbappe të qëndrojë te Paris Saint-Germain “për shumë vite” pas spekulimeve që e lidhin atë me Real Madridin dhe Liverpoolin.


    Mbappe ditë më parë konfirmoi se është duke menduar se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij, të qëndrojë në Parc des Princes apo të provojë një aventurë të re.

    “Ka shumë spekulime, por mendoj se do të qëndrojë në PSG, kështu shpresojmë të gjithë. Ne llogarisim në aq sa jemi këtu. Është e vërtet se ai duhet të marrë një vendim për të ardhmen, por duket i lumtur dhe i përkushtuar në këtë projekt”, tha Pochettino.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!