×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri konfirmon prishjen e koalicionit me VV-në

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 11:34

    Është prishur sot koalicioni tre vjeçar mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Vushtrrisë.


    Kështu tha në një konferencë për media kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

    Sipas Tahirit ky  vendim vjen pasi të enjten në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë LVV nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

    “Kam liruar nga detyra bartësit e detyrës në komunë që vijnë nga LVV. Me këtë akt përfundon koalicioni tre vjeçar në Komunën e Vushtrrisë mes LDK-së dhe LVV-së. Arsyeja e këtij vendimi është ngase LVV dje në mbledhje e Kuvendit të Komunës nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!