×
  • Lajme
  • Botë

    Një tjetër vaksinë rezultoi afro 90 për qind efektive kundër COVID-19, funksionon edhe kundër variantit të ri

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 12:02

    Një vaksinë e coronavirusit ka rezultuar 89.3 për qind efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.


    Sipas BBC, vaksina e Novavax është e para që tregon në prova se është efektive kundër variantit të ri të virusit që gjendet në MB.

    Kryeministri britanik, Boris Johnson, mirëpriti këtë lajm dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do ta vlerësojë vaksinën.

    Ky vend ka miratuar deri më tani tre vaksina të coronavirusit për përdorim emergjent – vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca, atë të Pfizer-BioNTech dhe vaksinën e Moderna-s; këto dy të fundit janë aprovuar edhe në disa vende të botës.

    Vaksina e Novavax rezultoi 89.3 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 në fazën e tretë testuese në Mbretërinë e Bashkuar, e cila regjistroi më shumë se 15 mijë njerëz të moshës 18-84 vjeç, nga të cilët 27 për qind ishin më të vjetër se 65-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!