×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj takon ambasadorin austriak Weidinger, shpreh dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 12:29

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.


    Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.

    “Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar më tej Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!